Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo
gjeje,duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura,thashe me vete: "te
bej edhe une nje". kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume
shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime
arrita ta beja per vete.
Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk
thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me
mua. u dashurova me engjellin. e quajta engjell sepse per mua e till
ishte.ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej, kaluam bashke
kater vjet.gjete kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi
perjotonte edhe ajo. te afermve te mi une u pata treguar per te. ajo
vinte edhe te shtepia ime , por familjaret e saj nuk dinin gje.
Ne
kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dasshurie qe
pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha
ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai
erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone
kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te
perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume
por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne
fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim
dhe me vone do ta kuptoja pse-ne.
Sherret ne shtepi nuk me benin
pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me
pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe
u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte
vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur
deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per
mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata
nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e
saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje
goditje te keqe.
Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine
e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu
edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga
shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte
trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim.
E cmund
te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes.
Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri
ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te
shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha
vellai. Babai dhe nena heshten.
Iu drejtova babait: "me ose pa ju
ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat,
derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe
engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait
dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe
atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt
ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen
time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj
motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te
cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga
gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes
dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per
ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir
si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne
sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete".
Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te
kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do
te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte:
"Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me
shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te
gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin
shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur
dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend
zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda
si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta
te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe,
-nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas
e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam
lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me
veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se
familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate
me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe
ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une
arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e
falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri
tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se
me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe
sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj,
se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te
pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve
qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe
mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur
ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe
ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe
ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju
urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam
vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e
qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e
paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i
gjalli.