DASHURI DHE VUAJTJE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
DASHURI DHE VUAJTJE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
DASHURI DHE VUAJTJE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASHURI DHE VUAJTJE

MIRESEVINI NE WEBSITIN TONE KETU DO TE GJENI . POEZI . BARSALETA . CHAT SHPRESOJ TE KALOJM BUKUR KETU
 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anëtarët tjerë * Shikoni temat para se të hapni një të re, mos hapni tema të dyfishta Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, dhe te redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit. Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★ Ju faleminderit ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★

 

 Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
Admin


Shteti Shteti : Albania Postime: Postime: : 398
Data e regjistrimit Data e regjistrimit : 19/10/2010
Piket Piket : 1114
Mosha : 35

Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës Empty
MesazhTitulli: Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës   Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës EmptyFri Oct 29, 2010 2:21 am

Liqeni i Ohrit është pasuria më e madhe që natyra u ka falur njerëzve të kësaj ane. Liqeni nga më të bukurit në botë është krenaria e tyre ,por edhe burim i të ardhurave materiale për një pjesë të mire të qytetarëve. Krahas bukurisë së rrrallë, florës dhe faunës së pasur, këtë liqe e karakterizojnë edhe disa fshehtësi që janë komentuar dhe komentohen nga adhuruesit e tij.
Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës Liqeni13

Nga Femi ARIFI

Të shumta janë gojëdhënatdhe legjendat që lidhen me liqenin e vjetër dhe të bukur. Ato flasin për lidhjen e ngushtë dhe dashurinë që kanë njerëzit e kësaj ane për këtë perlë të natyr]s. Por sipas tyre edhe liqeni mban qëndrimin e duhur ndaj këtyre njerëzve. Dhe ky pretendim mbështetet mbi legjendatqë të cilat janë përcjellur dhe janë trashëguar deri në ditët e sotme.

SKENDERBEU DHE LIQENI

“Gjergj Kastrioti Skenderbeu i lodhur nga beteja e ashpër që kishte zhvilluar me ushtrinë otomane kishte urdhëruar ushtrinë e tij që të ]lodhet në bregun e liqenit. Nga lodhja atë e kishte zërë gjumi,por ]e do kur pengesë për gjumë të rehatshëm I ishte bërë zhurma e bretkosave të këtij liqeni.

Legjenda thotë se Skënderbeu i mallkoi bretkosat dhe liqeni mbeti pa brretkosate tij, kurse Skënderbeu dhe ushtria e tij vunë gjumë në sy dhe u clodhën”.

E njohur, ndërkaq është edhe legjenda për dy vëllezërit që kanë jetuar në gjirin e Zaumit.

Njëri prej tyre ka pasur shumë dele e tjetri një kec. Një natë ata janë grindur midis veti për kullosat. Vëllai i deleve është kacafytur me atë të kecit duke i thënë se për shkak të kecit të tij delet nuk kanë për të kullotur Dy vëllezërit janë zënë keq saqë janë përgjakur.

Sipas gojëdhënës për shkak të kësaj ngjarje "një mjegull e madhe është ngritur nga mali Galicicë në drejtim të liqenit dhe kanë fryrë erëra të forta,ndërsa dëshmitar i kësaj rrëmuje të krijuar është Shkëmbi i Kuq, në të cilin edhe sot shihen gjurmë të kuqe dhe të bardha nga qumështi i derdhur dhe gjaku i vëllezërve".

Mbi këtë legjendë mbështetet edhe sot e kësaj dite besimi për ekzistimin e të ashtuquajturit “Trekëndëshi i dreqit”, i cili nga peshkatarët e këtushëm quhet edhe "Trekëndëshi i vdekjes". Dhe quhet i tillë sepse shpesh papritmas aty paraqiten dallgë të forta, të larta, të cilat përbijnë gjith]ka që u del përpara.

Ky trekëndësh ndodhet 50 metra larg bregut të liqenit në mes kishës Shën Zaum, dhe fshatit Tërpejcë,ku liqeni arrin thellësinë maksimale prej 288 metrash. Në “Trekëndëshin e dreqit” uji ka përbirë disa peshkatarë, ndërsa disa të tjerë mezi kanë shpëtuar.

LIQENI I OHRIT MUZE FOSILESH Të GJALLA

Liqeni i Ohrit është i pasur me specie të ndryshme të botës bimore dhe shtazore. Edhe pse po bëhen përpjekje për ta ruajtur florën dhe faunën e këtij liqeni shumë specie të tij rrezikojnë të zhduken. Në radhë të parë kjo ndodh për shkak të ndotjes së Liqenit, si dhe për faktin tjetër që në të peshkohet në mënyrë të pakontrolluar. Sidomos është shqetësuese gjendja ma ngjalat që janë një nga speciet endemike më karakteristike të liqenit të Ohrit.

Këto banore të vjetra të Liqenit të Ohrit dita ditës po mbesin më pak në numër për shkak të specifikës së shumimit të tyre. Kështu, shkencëtarët theksojnë se karakteristikë e vecantë e tyre është shumimi. Ato shumohen në detin Sargas, në Amerikën Jugore.

Në fakt ngjalat nga Liqeni, në kohën kur duhet të shumohen ndjekin rrugën e rrymave të ngrohta. Ato nëpërmjet të Drinit të Zi kalojnë në Detin Adriatik, pastaj në Detin Mesdhe.

Nëpër ngushticën e Gjiblartarit ngjalat kalojnë në Oqeanin Atlantik dhe më pas në detin Sargas, ku shumohen. Dhe gjëja më interesante për këtë gjallesë është fakti që ngjalat e reja përsëri nisen nga deti Sargas dhe ndjekin të njëjtën rrugë për të ardhur në vendin e Origjinës së tyre, në Liqenin e Ohrit. Interesant, ndërkaq është edhe fakti që ngjala e Liqenit të Ohrit, është e vetmja që mund të përballojë jetesën edhe në ujrat e ëmbël dhe të njelmët.

Rrugëtimi i gjatë, detrave dhe oqeaneve është përcaktues për ekzistencën e kësaj specie interesante të Liqenit të Ohrit. Dhe pikërisht pengesat që u dalin kohëve të fundit ngjalave në këtë rrugëtim ndikojnë në pakësimin e numrit të tyre, ndërsa ekspertët thonë se ato mund të shjellin edhe deri tek zhdukja e kësaj specie të rrallë.

Pengesa më të mëdha në ktë drejtim, janë pendat e hidrocentraleve që janë ndërtuar në rrjedhën e lumit Dri, nëpër të cilin kalon ngjala.

Krahas ngjalës, specie interesante dhe specifike që jeton në Liqenin e Ohrit është Trofta karakteristike e këtij Liqeni, që është e vetmja e këtij lloji në të gjithë rruzullin tokësor. Edhe kjo specie rrezikon ekzistencën e vet për shkak të peshkimit të kontrolluar në të dy anët e kufirit të Liqenit të Ohrit, edhe përkundër faktit që Liqeni si pasuri e veë]antë natyrore është mbrojtur nga UNESKO. Unesko ka propozuar moratorium për peshkim në liqenin e Ohrit, thonë specialistët, me qëllim të ruajtjes së florës dhe faunës së tij

Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës

Shkenctarët pohojnë se bota e gjallë e peshkëve në Liqenin e Ohrit është përfaqësuar me 17 lloje peshku autokton nga të katër familjet, ndërsa të rëndësishme për ekonominë e peshkimit janë 10 lloje peshku, dy prej të cilëve: trofta dhe belvica, por edhe ngjala e ashtuquajtur Europiane mbajnë primatin në këtë drejtim.

Analizat e kryera që nga viti 1929 nxjerrin në pah përhapjen e madhe prej 45, 6 përqind të troftës në mesin e të gjithë botës shtazore të Liqenit të Ohrit,

Këto analiza gjithshtu kanë konfirmuar se në pjesën e Maqedonisë të tij në një hektarë peshkohen 9 kg trofta”, thonë shkencëtarët.

Trofta e liqenit të Ohrit arrin një peshë prej më shumë se 10 kg, ndërsa specialistët kanë konkluduar se në kushtet në të cilat tani ndodhet Liqeni , ky peshk arrin peshën prej 1kg në vitin e shtatë të jetës së vet.

Për të ruajtur fondin e peshqëve në Liqenin e Ohrit, duke patur parasysh, midis të tjerash edhe peshkimin e pakontrolluar, që nga viti 1934 deri më tani me qëllim të ruajtjes së kësaj pasurie, për efekt të shumimit artificial në liqe janë hedhur mbi 500 milionë trofta në formë larve apo deri në moshën 18 muajshe. Sakaq, në ujrat e Liqenit të Ohrit për këtë qëllim hidhen edhe ngjalat.

Laramaninë e botës shtazore të liqenit e plotëson edhe shpuzorja e rrumbullakët e cila jeton në 40 deri në 50 metra thellësi ttë Liqenit të Ohrit, thonë ata që njohin flaorën dhe faunën e këtij Liqeni , ndër më të vjetrit në Europë.

Liqeni i Ohrit shquhet për një përmbajtje të lartë llojesh të botës shtazore dhe shtojnë se karakteristike për këtë faunë është endemizmi i theksuar, ndërsa fauna e peshkut përfaqësohet me 17 lloje autoktone.

Ai është i vecantë jo vetëm nga origjina ( ka origjinën nga depresioni gjeotektonik i 2-3 milionë viteve më parë të Dinaritëve perendimore), thellësia, tejdukshmëria, por edhe për florën dhe faunën që përmban.

Liqeni i Ohrit është shpallur në vitin 1980, nga UNESKO, si vend i trashëgimisë të kulturës natyrore me rëndësi botërore.

NJË CM. UJË LIQENI, 1 MILION KV ENERGJI

Liqeni i Ohrit është kontribues i zhvillimit ekonomik të vendit. Krahas rëndësisë së madhe të tij për turizmina ai ka edhe një potencial të madh energjetik.

Me ujin e tij ushqehen hidrocentralet ”Glloboçica” dhe “Shpile”, si dhe hidrocentralet në Shqipëri. Ekspertët pohojnë se një centimetër ujë i liqenit është i brabartë me 1 milion kilovat energji elektrike, ndaj gjithmonë i kushtohet rëndësi ruajtjes së kuotës së ujit në këtë liqe, jo vetëm për këtë shkak, por edhe për të ruajtur ekosistemin e tij. Kuota maksimale e sasisë së ujit është 693.75 metra lartësi mbidetare, ndërsa minimalja 693.10 metra.

Pra, ndryshimi i sasisë së ujit që mund të shfrytëzohet është 65 centimetra. E vetmja pendë e cila kontrollon dhe ruan ekuilibrin e Liqenit të Ohrit është penda e cila ndodhet në derdhje të liqenit në Drinin e Zi. Ajo E vetmja pendë e cila kontrollon dhe ruan ekuilibrin e Liqenit të Ohrit është penda e cila ndodhet në derdhje të liqenit në Drinin e Zi. Ajo ka një gjerësi prej 25 metrash dhe varësisht nga nevoja hapet ose mbyllet.

Ekziston një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Shqipërisë për shfrytëzimin e ujit të Liqenit që rrjedh nëpërmjet Drinit të Zi,por kjo marrëveshje nuk cënon asnjëherë kuotën e ujit të liqenit. Kjo ka qenë kështu edhe gjatë vitit 2005 kur Shqipëria vuante mungesën e energjisë elektrike, ndërsa portat e pendës së Drinit u hapën aq sa tolerojnë kuotat për ruajtjen e ekosistemit, por edhe ujit të nevojshëm për funksionimin e dy hidrocentraleve : “Gllobo]ica” dhe “Shpile” edhe pse atëherë u lejua rrjedhja maksimale e ujit për në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://love.albanianforum.net
 
Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
DASHURI DHE VUAJTJE  :: ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★Gjithcka mbi Shqiperine ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★-
Kërce tek: