DASHURI DHE VUAJTJE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
DASHURI DHE VUAJTJE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
DASHURI DHE VUAJTJE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASHURI DHE VUAJTJE

MIRESEVINI NE WEBSITIN TONE KETU DO TE GJENI . POEZI . BARSALETA . CHAT SHPRESOJ TE KALOJM BUKUR KETU
 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anëtarët tjerë * Shikoni temat para se të hapni një të re, mos hapni tema të dyfishta Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, dhe te redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit. Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★ Ju faleminderit ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★

 

 A e ke pyetur veten se perse tradheton?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
Admin


Shteti Shteti : Albania Postime: Postime: : 398
Data e regjistrimit Data e regjistrimit : 19/10/2010
Piket Piket : 1114
Mosha : 36

A e ke pyetur veten se perse tradheton? Empty
MesazhTitulli: A e ke pyetur veten se perse tradheton?   A e ke pyetur veten se perse tradheton? EmptySun Oct 31, 2010 12:12 am

Ekzistojnë disa arsye bazë që mund të çojnë një njeri të ndershëm në “rrugën” e keqe të mashtrimit. Janë arsye që bëjnë dikë që nuk është egoist, apo imoral, të mashtrojë të shoqen, ose anasjelltas. Mashtrime të tilla mund të shkatërrojnë një martesë, por ka raste kur duhet që palët, para se të marrin vendimin përfundimtar, të ndalen për të parë shkaqet e vërteta të një veprimi të dhimbshëm e me pasoja. Sipas autores së librit, gratë dhe burrat që tradhtojnë duhet të jenë të kujdesshëm për të mos e lënduar tjetrin, por, nga ana tjetër, një divorc, në disa rrethana mund të jetë zgjidhja e vetme e duhur për një çift. Autorja ka një përvojë 30-vjeçare si psikoterapiste dhe ka kaluar nëpër “duar” shumë raste tradhtish, të cilat më pas e kanë bërë që të grupojë shkaqet e ndodhjes së tyre
Të zhytesh në vetvete

Në jetën e gjithsecilit ka periudha të gjata kohe, në të cilat për një arsye, apo për një tjetër, pengohemi të jemi vetvetja, apo të shprehim vetveten.

Në raste të tilla, një marrëdhënie jashtëmartesore do të ishte një “rikthim” në zanafillën e vetes tënde reale, atë që rrethanat ta kanë shtypur dhe tjetërsuar. Një rast tipik i një sjelljeje të tillë është ai i shkrimtares së famshme Virgjinia Vulf, për të cilin i shoqi kishte më tepër rolin e një rojeje, sesa atë të një të dashuri. Për t’i shpëtuar presionit të një lidhjeje të tillë që po e tjetërsonte, shkrimtarja pati një marrëdhënie jashtëmartesore me një burrë. Gjatë periudhës së kësaj marrëdhënieje, ajo hodhi themelet e romanit të saj “Orlando”.
Rastësia

Ju nuk e kishit ndërmend aspak që ta bënit një gjë të tillë… por befas e patë veten të përfshirë me dikë. Kjo ishte koha e gabuar dhe vendi i gabuar, por ndoshta personi është ai i duhuri…

Vivien Haigh-Wood u martua me shkrimtarin e famshëm T. S. Eliot, pak javë pas takimit të parë. Më pas, vetë shkrimtari do të shkruante: “Për gruan time martesa nuk solli lumturi, ndërsa mua më solli atë lloj gjendjeje frymëzimi mendor, nga e cila ‘lindi’ romani ‘Toka e humbur’”. Mungesa e lumturisë, megjithatë nuk e nxiti Vivienin ta tradhtonte të shoqin, përveçse kur krejt rastësisht i doli përpara Bertrand Russell.
Paniku seksual

Ka momente kur të krijohet panik nga rënia e aftësive seksuale. Në një rast të tillë të duhet një marrëdhënie për të treguar se je ende një person tërheqës dhe me vlera fizike, si dikur…

Karriera e ish-zëvendëskryeministrit britanik, John Prescott, ka qenë, e parë nga jashtë, një karrierë e suksesshme. S’ka si të jetë ndryshe për një person, që nga kamerier anijesh shkoi në një post kaq të lartë. E, megjithatë, ai nuk hoqi dorë kurrë nga sensi i inferioritetit, pra nga frikërat e së shkuarës. Në moshën 60-vjeçare joshi një punonjëse 26-vjeçare dhe sigurisht e mori vesh e gjithë bota.
Le ta “vras” këtë marrëdhënie dhe të shoh nëse do të jetë aq e fortë sa të rikthehet
Disa njerëz mendojnë që të vënë në provë marrëdhënien e tyre, duke i shkaktuar një çarje të madhe, nga e cila ose marrëdhënia do të mbarojë, ose ajo do të dalë më e fortë.
Pak kohë pas martesës së Napoleon Bonapartit me Jozefinën, kur ai ndodhej në fushën e betejës, pati thashetheme se ajo kishte nisur një marrëdhënie me dikë tjetër. Kur Napoleoni u kthye në Francë, pas betejës, ajo nuk e tradhtoi kurrë më.
Kriza e mesit të martesës

Nëse nuk i kushton vëmendjen e duhur, martesa mund të bëhet shumë e mërzitshme dhe për më tepër mund të bëhet një lidhje që të sjellë vetëm probleme. Kështu që… ia nis një marrëdhënieje jashtë saj.

Devid dhe Viktoria Bekam bënë mirë që vazhduan të qëndronin bashkë edhe pas tradhtisë së futbollistit. Shumë gra nuk do të kishin hezituar që të shkonin me Bekamin dhe Viktorja këtë e di, por di edhe se sa i rëndësishëm është ai për të, ndaj në kulmin e problemeve deklaroi: “E kam ditur që në fillim që nuk do të ishte e lehtë”.
Ndryshimi intelektual

Ti ke ecur përpara në jetë, që kur u lidhët bashkë, por bashkëshortja, ose bashkëshorti ka mbetur në vendnumëro. Lidhja me dikë tjetër, tashmë të sërës dhe nivelit tënd, ndoshta është mënyra më e mirë për të ruajtur edhe martesën me një njeri prej të cilit je larguar në disa nivele.

Horatio Nelson, heroi i madh britanik, ishte një detar i panjohur kur takoi dhe u martua me vejushën Frances Nisbet, që kishte një fëmijë nga martesa e parë. Njëmbëdhjetë vjet më pas, në vitin 1798, ai ishte shndërruar tashmë në hero kombëtar, pas fitores së betejës së Nilit dhe në këto rrethana u lidh me Ema Hamilton, një grua që i përafrohej më shumë statusit të tij të ri. Lidhja e tyre ishte një skandal kombëtar, ndaj edhe fëmija që lindi nga kjo marrëdhënie duhej që të mbahej i fshehtë.
T’i japësh martesës sensin e riskut

Në mënyrë të pandërgjegjshme shpreson që marrëdhënia jote jashtëmartesore, ose fakti që bashkëshorti/a jote mund ta zbulojnë një gjë të tillë do t’i bënin gjërat më pasiononte…

Në vitin 1907, gruaja e Presidentit amerikan Uilson, Elen, vuajti nga një depresion i rëndë, kur i shoqi takoi Mary Hulbert. Nuk dihet me saktësi nëse ata patën, apo jo, marrëdhënie intime me njëri-tjetrin, por fakti është që kjo lloj “miqësie” i krijoi Elenës shumë panik dhe dhimbje. Për ta qetësuar disi të shoqen, ai ia prezantoi Mary-n, Elenës. Të dyja gratë nisën të rrinin bashkë, e madje edhe të bënin pazar së bashku dhe në këtë mënyrë martesa shpëtoi.
Kur do të mbash veten me të mira

Ndoshta nuk do të ishte shumë fisnike, por ti e ndjen se je duke punuar jashtëzakonisht shumë dhe një marrëdhënie jashtëmartesore është “shpërblimi” që do të doje t’i jepje vetes.

E shkreta Monika Levinski, e cila do të kujtohet gjithmonë për atë veprim të papjekur që bëri kur ishte në moshën 21-vjeçare, ndërsa punonte si stazhiere në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte “çmimi” që Klinton i vuri vetes për t’u relaksuar pas punës së madhe, në të cilën zhytej përditë, për shkak të pozicionit si President.
Si mjet për t’i thënë lamtumirë një martese

Ti do që martesa jote të përfundojë, por ke frikë të ndërmarrësh hapin i pari, ndaj shpreson që marrëdhënia do të ndikojë në dhënien fund të gjërave, pra ose bashkëshortja do të të japë duart, ose e dashura do të të nxisë që të marrësh hapin e guximshëm.

“Në martesën tonë ishim gjithmonë tre persona”, tha në një intervistë princesha e Uellsit, Diana. Në fakt kjo ishte e vërtetë. Princi Çarls u martua me Dianën më shumë i nisur nga sensi i detyrës sesa nga dashuria
Shih nëse…

Je në një situatë kur kërkon të kuptosh se çfarë gjërash të ka lënë mangët martesa jote dhe nëse dikush tjetër mund të t’i ofrojë ato.

Kur aktori Ryan Phillippeu shfaq pranë aktores Abbie Cornish në një film, që trajtonte temën e luftës në Irak, nga bashkëpunimi profesional lidhja u shndërrua në romancë. Në shtyp u tha se aktorja e re ishte një kopje e ish së shoqes së Ryan. Martesa e të dyve kishte mbaruar, por edhe Ryan nuk është i vetmi burrë, që pas divorcit kërkon një të dashur me pamjen e ish së shoqes.
Argëtim

Jeta dhe situatat janë të vështira, të lodhin, konfuze dhe një marrëdhënie jashtëmartesore është mënyra për të të hequr mendjen dhe për t’u zbavitur, duke të krijuar një lloj oazi romance.

David Lloyd George ishte i famshëm për të krijuar oaze romancash në jetën e tij, kur e la pas shpatullave ekzistencën e thjeshtë dhe iu fut politikës së rëndë. Dashuria e jetës së tij ishte Frances Stevenson, por ndërkohë ai kishte edhe “oaze” të tjera.
Si terapi

Ke nevojë për ndihmë, ndoshta për të nxitur vetëvlerësimin dhe ajo çka mund ta bëjë një gjë të tillë është një marrëdhënie jashtë martesës.

Shkrimtari austriak, Leopold Ritter von Sacher-Masoch, kishte një martesë shumë të mërzitshme, që nuk i shkonte aspak për shtat nevojave të tij emocionale. Kësisoj ai nënshkroi një kontratë me të dashurën e tij, Fanny Pistor, për ta shndërruar atë në skllave për gjashtë muaj rresht me kusht që ajo të vishte peliçe në momentet intime.
A jam ende në formë?

Je duke u plakur dhe martesa jote është shndërruar në një “ujë të ndenjur”. Është momenti kur i bën pyetje vetes: “A mund të tërheq ndokënd, ta bëj të dashurohet pas meje dhe të kem një histori pasionante?”

Pablo Picasso u martua me Olga Khokhlovën në vitin 1918 dhe ishte ende ligjërisht i martuar me të kur vdiq në vitin 1955, por nuk e la veten me aq. Ndërkohë që ishte i martuar ai pati dy fëmijë me Farnçoise Gilot, që e la në vitin 1953 në moshën 71-vjeçare. Gjithashtu ai pati edhe marrëdhënie me vajza të reja. Kur e pyesnin, thoshte se të ndjerit i ri e në formë, e bënte më kreativ.
Për përvoja jetësore

Nuk ke pasur shumë përvoja para se të martoheshe dhe tani e ndjen se përvojat e munguara janë të rëndësishme për ty, madje të mungojnë…

Në vitin 1984, një deputete e sapozgjedhur britanike, nisi një marrëdhënie me Xhon Major, në atë kohë nuk ishte ende Kryeministër i Britanisë. Ishte një marrëdhënie që zgjati katër vjet dhe të dy ishin të martuar. Kur e pyetën parlamentaren se çfarë gjërash e lidhnin me Major, ajo tha: “Politikanëve u pëlqejnë shumë deviacionet e njëri-tjetrit, ndaj rrinë bashkë”.
Hakmarrja

Je i inatosur me bashkëshortin për mënyrën se si të ka fyer dhe për të marrë hak ke nisur një marrëdhënie, të cilën ai mund të mos e marrë vesh kurrë.

E braktisur nga bashkëshorti i saj, Mbreti Eduard II, gjatë një fushate, Mbretëresha Izabela, bija e Mbretit të Francës, për pak sa nuk u bë robe e skocezëve, për shkak të neglizhencës së bashkëshortit të saj, i dhënë pas dashurive homoseksuale. Në shenjë hakmarrjeje, ajo e rrëzoi nga froni.
Nevojat e paplotësuara

Cilado qofshin nevojat e tua, ato nuk të plotësohen nga partneri. E vetmja mënyrë për t’i plotësuar është të kesh një lidhje tjetër.

Katerina e Madhe ishte një princeshë gjermane e pafajshme kur u dërgua në Rusi dhe u bë bashkëshortja e Dukës së Madhe, Pjetër, trashëgimtarit të fronit. Ai ishte një burrë jashtëzakonisht i keq dhe një car i dobët. Nga ana tjetër, mbretëreshës i pëlqente seksi dhe i duhej një trashëgimtar. Pas vrasjes së Pjetrit, ajo kaloi nëpër duar shumë dashnorë, më i famshmi ndër të cilët ishte Grigori Potemkinj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://love.albanianforum.net
 
A e ke pyetur veten se perse tradheton?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyete vetën,,,
» Perse Puthemi
» Perse Puthemi
» Përse Femrat kur bëjn Sex humben të tëra ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
DASHURI DHE VUAJTJE  :: ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★Dashuria★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★ :: ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★Ngjarje Dashurie★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★-
Kërce tek: