DASHURI DHE VUAJTJE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
DASHURI DHE VUAJTJE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
DASHURI DHE VUAJTJE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASHURI DHE VUAJTJE

MIRESEVINI NE WEBSITIN TONE KETU DO TE GJENI . POEZI . BARSALETA . CHAT SHPRESOJ TE KALOJM BUKUR KETU
 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anëtarët tjerë * Shikoni temat para se të hapni një të re, mos hapni tema të dyfishta Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, dhe te redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit. Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★ Ju faleminderit ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★

 

 Disa fakte interesante rreth dashuris....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
Admin


Shteti Shteti : Albania Postime: Postime: : 398
Data e regjistrimit Data e regjistrimit : 19/10/2010
Piket Piket : 1114
Mosha : 36

Disa fakte interesante rreth dashuris.... Empty
MesazhTitulli: Disa fakte interesante rreth dashuris....   Disa fakte interesante rreth dashuris.... EmptyFri Oct 29, 2010 1:25 am

Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.
1- Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
2- Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
3-Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.
4- Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5- Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.
6- Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7- Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8- Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person Disa fakte interesante rreth dashuris.... 274199 shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe - zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës
9- Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10- Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11- Shërbimi "Detektori i dashurisë" i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.
12- Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë "online" për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve.
13- Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.
14- Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65 për qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).
15- Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.
16- Rreth 43 për qind e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja "dashurie" nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.
17- Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.
18- Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.
19- Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.
20- Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.
21- Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit "Romeo dhe Zhulieta", merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.
22- "Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar", thotë Helen Fisher autor i librit "Pse dashurojmë". Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.
23- Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë. Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
24- Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.
25- Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi, aq më të lumtur jemi.

Tradhtia dhe emocionet
Atmosfera e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I lëmë të thërrasin për t'i dëgjuar, dhe pastaj t'i shijojmë. Dashuria e ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një sfidë e përditshme me fantazi nga më të ndryshmet, që kjo dashuri të mbetet sa më e fshehtë. Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një çmim dhe të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo? Ajo vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të dini ta njihni dhe t'i bëni vend pranë. Ka një sekret të vogël që të dish ta përdorësh këtë "ngarkesë erotike" që është brenda jush: "Lasciarsi andare", lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e kënaqshme, e domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht.

Xhelozia dhe dyshimi
Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë "tepër të pabindshme" për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e "pabindur", që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi "Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?" Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.

Liria dhe kënaqësia
Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet seksuale duhet t'i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre duhet t'u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të një liste mjetesh kontraceptive që mund t'i përdorni për të shmangur shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale. Nëse keni pyetje, shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://love.albanianforum.net
 
Disa fakte interesante rreth dashuris....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyetje interesante, përgjigje qesharake??
» "Alfabeti i Dashuris"
» "Alfabeti i Dashuris"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
DASHURI DHE VUAJTJE  :: ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★Dashuria★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★ :: ★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★Informacione rreth Dshuries★.¸.·´¯)(¯`·.¸.★-
Kërce tek: