Kërkoni dashurinë e vërtetë? Një studim shkencor ju jep plotësisht të drejtë, sepse është pikërisht kjo lloj ndjenje që zgjat për gjithë jetën, ose të paktën të jep garanci për një jetëgjatësi. Veç të tjerash, është më e sigurt se raportet e bazuara mbi pasionin
Kush ka thënë se dashuria romantike nuk zgjat përgjithmonë? Jeni nga ata që kërkojnë me këmbëngulje princin e kaltër ose gruan engjëll, pra dashurinë me “D” të madhe? Keni shumë të drejtë. Kjo është marrëdhënia më e sigurt që mund të ekzistojë, e bazuar në aspektet më “epidermike”, si fakti që dy partnerët pëlqehen dhe ndiejnë një pasion të parezistueshëm për njëri-tjetrin. Duhet të dini se janë pikërisht këto histori dashurie të destinuara të zgjasin përjetë dhe që arrijnë lumturinë më të madhe në marrëdhënie. Më pak të lumtura janë dashuritë pasionante, të destinuara për t‘u shuar menjëherë si zjarri e gjithashtu dhe ato raporte ku partneri bëhet shok, mik, dhe dashuria rrezikon të shndërrohet në miqësi.
Çështja në fjalë duket sikur u ngjan këshillave të gjyshes, por argumenti ka qenë objekt i një studimi të vërtetë shkencor, i cili është publikuar edhe në revistën “Review of General Psychology”. Studimi hedh poshtë bindjen se me kalimin e viteve dashuria romantike është e destinuar të shuhet, ose të paktën të konsumohet, sepse pas fazës së parë të dashurisë, dy të dashuruarit “janë të dënuar” të qëndrojnë me këmbë në tokë. Sipas rezultateve të studimit, ndodh e kundërta: dashuria romantike zgjat për një kohë të gjatë, madje edhe përgjithmonë, ndërkohë që është pikërisht dashuria e bazuar mbi pasionin ajo që rrezikon të shuhet pas një kohe të shkurtër. Të njëjtin fat kanë edhe raportet në të cilat partneri bëhet shok ose mik. Në këtë rast, shenjat e dashurisë transformohen në dashamirësi dhe miqësi, duke i humbur ngjyrat e dashurisë.
Studimi është kryer te 6070 persona. Ekspertët kanë vlerësuar gjendjen e kënaqësisë së çifteve për një periudhë të shkurtër dhe të gjatë kohe, duke parë tre tipe të ndryshme raportesh, të quajtura “dashuri interesash”. Gjatë studimit janë marrë në konsideratë fuqia e ndjenjës, tërheqja seksuale, angazhimi dhe premtimi reciprok i partnerëve. Janë studiuar gjithashtu, përveç lidhjeve romantike, bashkëjetesat që i ngjajnë më shumë një miqësie intime dhe raportet pasionante, të cilat janë të forta, obsesive, por që nuk kanë sigurinë e dashurisë romantike.
Shkencëtarët kanë vënë re se partnerët e kënaqur më shumë në lidhjet e gjata janë pikërisht protagonistët e një dashurie romantike. Gjithashtu, këta persona kanë edhe një vlerësim të madh për veten, pra me fjalë të tjera janë më të lumtur, ndërkohë pasioni të lumturon vetëm për një periudhë të shkurtër, ndërsa bashkëjetesa “miqësore” ofron më pak kënaqësi si në periudha afatshkurtra, ashtu edhe në ato afatgjata.
Pra, sipas studiueses, koha nuk është aspak armiku i dashurisë. Ndoshta ajo e vë në provë, por ndjenja është e vërtetë dhe e thellë. Lidhja e gjatë nuk e vret dashurinë, sigurisht kjo mund të ndodhë kur nuk bëhet fjalë për atë të vërtetën. Në fund është dashuria romantike ajo që fiton. Kush e ka gjetur, duhet të gëzohet.
Mendimi i gabuar
Studimi hedh poshtë bindjen se me kalimin e viteve dashuria romantike është e destinuar të shuhet, ose të paktën të konsumohet, sepse pas fazës së parë të dashurisë, dy të dashuruarit “janë të dënuar” të qëndrojnë me këmbë në tokë
Koha nuk është armiku i dashurisë. Ndoshta ajo e vë në provë, por ndenja është e vërtetë dhe e thellë. Nuk është e vërtetë që një lidhje e gjatë vret dashurinë, sigurisht kjo mund të ndodhë kur nuk bëhet fjalë për atë të vërtetën
Shpirti binjak? Gjendet me një puthje
Për studiuesit amerikanë është një test i shpejtë dhe i pagabueshëm, i cili zbulon lidhjen biologjike me partnerin/en. “Tregon gjendjen shëndetësore, pajtueshmërinë gjenetike dhe riprodhuese”
Nëse është e vërtetë se dashuria është çështje kimike, atëherë ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e pagabueshme për të kuptuar nëse kemi para shpirtin binjak: puthja. Sipas studiuesve amerikanë, mjafton një puthje për të hequr çdo dyshim dhe për të testuar menjëherë pajtueshmërinë biologjike me personin tjetër, gjesti i parë ky i intimitetit, i cili tregon shumë mbi shanset e ardhshme të lumturisë së çiftit. “Puthja është një ‘shpërthim‘ informacionesh që dërgohen dhe merren”, shpjegon një antropologe. “Në parim, puthja është një mjet matës i pajtueshmërisë. Truri është i prirur te ndjesitë që vijnë nga buzët, faqet, hunda dhe gjuha. Nga 12 nerva kafkore, pesë mbledhin informacione nga goja. Kur puth dikë, e ndjen vërtet. Pra puthja nuk është thjesht një puthje, por një mënyrë për t‘i bërë të ditur personit tjetër se çfarë kërkon dhe ç‘mund të japësh”.
Një studiues tjetër nga Universiteti i Albanisë e shpjegon ndryshe: “Në momentin e puthjes, ka disa mekanizma që vlerësojnë gjendjen shëndetësore, atë riprodhuese dhe pajtueshmërinë gjenetike. Ajo që ndodh gjatë momentit të puthjes, vendos se çfarë do të vijë më pas”.
Megjithatë, duket se djemtë dhe vajzat janë dakord me shkencën. Një sondazh i Universitetit të Albanisë tregoi se 59 për qind e djemve dhe 66 për qind e vajzave kishin pranuar se nuk kishin më interes te një person që i tërhiqte pas puthjes së parë.
Por a është gjithçka tërheqja biologjike? Jo domosdoshmërish. Riprodhimi dhe lindja e një çifti të fortë nuk varet vetëm nga puthja. Ka edhe elementë të tjerë që e bëjnë një çift të vendosë për të kaluar ose jo së bashku një aventurë. “Truri ka zhvilluar sisteme të ndryshme, shpjegon studiuesja. E para është tërheqja seksuale, e dyta dashuria romantike dhe e treta është ndjesia e qetësisë dhe sigurisë, që tregon për një lidhje të gjatë. Edhe ky detaj është shumë i rëndësishëm”